Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Adedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe. Janë këta emrat e tre të rinjve, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e 9 marsit te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, në zonën e Saukut.
Të plagosur mbetën edhe tre shtetas të tjerë, të cilëve mjeti tip “Audi” nën kontrollin e të riut, i erdhi nga lart dhe e goditi mbi kofano.
Ruçaj në fakt kishte postuar disa herë video në median sociale Tik Tok, ku shfaqej në timon me shpejtësi përtej çdo norme të qarkullimit rrugor.
Përtej kësaj, ai kishte një vit që kishte marrë lejen e drejtimit dhe ishte ndëshkuar pesë herë nga Policia Rrugore, në një hark kohor prej vetëm pesë muajsh, nga shtatori deri në janar.
Mbi këtë fakt, Gjoka parashtroi se gjithçka qëndron dhe se 20-vjeçari ishte ndëshkuar me masat administrative të parashikuara në ligj.
Por, në asnjë prej tyre nuk parashikohej pezullimi apo heqja e patentës.
Ajo çfarë mbetet gjithsesi, është shqetësimi i radhës mes qytetarëve, për shoferët problematikë në akset rrugore dhe ngjarja e djeshme, e dëshmoi të gjithë këtë shqetësim.