Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.
Policia kroate ka raportuar për dhjetë të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.
Fillimisht zëdhënësi i Policisë kishte thënë se bëhet fjalë për një autobus nga Maqedonia, por më pas ka përmirësuar duke thënë se fjala është për një autobus kosovar.
“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga.
Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë, e në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona janë të shtrirë në spital. Qarkullimi në autostradë është ndaluar.