FOTO&VIDEO

Aksion i gjerë policor në 34 lokacione në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë

Gjatë një aksioni policor në 34 lokacione në territorin e Shkupit, janë arrestuar së paku 10 persona nën dyshimet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, rrezikim të personit zyrtar, trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, si dhe mbajtje dhe prodhimi i paligjshëm i armëve.

Sipas MPB-së disa nga të arrestuarit dyshohen edhe për përfshirje në të shtënat e disa ditëve më parë në “ Aleksandar Palace”. Megjithatë policia dështoi të kap grupin që hapi zjarr. 3 pjesëtarët e ndaluar për këtë rast nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me të shtënat në Aleksandar Pallas. Edhe pse policia kishte ngritur gjithë makinerinë e rëndë të saj, autorët e të shtënave vazhdojnë të jenë të lirë pasi gjatë bastisjes nëpër shtëpitë e tyre ata nuk kanë qenë aty.

“Para dhe gjatë aksionit, për dyshime për përfshirje në vepra penale janë arrestuar fillimisht 10 persona. Gjithashtu gjatë ndërmarrjes së masave plotësuese para aksionit, gjatë natës së kaluar rreth orës 21:20 në rrugën “Jadranska” nga liria është privuar personi me inicialet I.S. 27 vjeçar nga fshati Krushopek i cili kërkohej me flet-arrest për vuajtjen e dënimit me burg. Po ashtu mbrëmë nga nëpunës policor është kapur dhe arrestuar edhe personi I.S. 27 nga Shkupi tek i cili paraprakisht në shtëpinë e tij në rrugën “Rilindja maqedonase” janë gjetur 1.5 kilogram marihuanë– deklaroi Suzana Pranjiq -Talevska, MPB.

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë policor janë personat me inicialet QL, ML dhe FL, ndërsa bastisje është kryer në shtëpitë e personave me inicialet ZL, AL, SHM, SL, VL dhe BL. Aksionet e policisë u zhvilluan në Gërçec, Qendër, Haraçinë, Gjorçe Petrov, Butel, Studeniçan, ndërsa janë sekuestruar motoçikleta, jelekë antiplumb, pistoleta, pushkë, plumba të kalibrave të ndryshëm, pajisje për vëzhgim, drogë dhe sende të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

20 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

20 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago