Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të premten aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit, i pandehuri akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 16 civilëve shqiptarë në Istog në maj të 99-ës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Saradran të komunës së Istogut”, ka bërë të ditur prokuroria.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.
Sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake, i pandehuri gjendet në paraburgim, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…
Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…