LAJME

Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen

Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Albin Kurti, duke e vlerësuar atë ëpr ftesën që ia bëri për takim.

Ajo ka thënë se ka 12 vjet që pret një ftesë nga një politikan nga Kosova, duke thënë se nuk iu kujtua askujt që një grua në Sanxhak e don Kosovën.

“Prej dymbëdhjetë vitesh kam pritur ftesën e të paktën një politikani nga Kosova, i cili mbante poste të larta në të njëjtin shtet. Askujt nuk iu kujtua se në Sanxhak ka një grua që e do Kosovën më shumë se veten. Asnjëherë nuk u kujtuan të thoshin, edhe pse më kishin parë përmes intervistave, në të gjitha portalet e Kosoves, nuk u kujtuan për të paktën 10 minuta të më thërrisnin të paktën si një shenjë respekti si grua që jeton për Kosovën,si grua që lufton per kombin Shqiptar,per gjuhen shqipe”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Kurti ka ndihmuar komunat në Sanxhak e ka pritur personalitete nga Sanxhaku.

“A e dini ndryshimin mes jush dhe z. Albin Kurtit? Fakti që gjatë periudhës së koronës  ka ndihmuar financiarisht komunat  në Sanxhak. Njeriu që priti mu personalisht katër herë brenda një viti. Njeriu që priti 17 persona nga Sanxhaku dhe që premtoi se nuk do të na linte vetëm.I njëjti njeri që përqafoi çdo njeri atë ditë, kur fëmijët e Sanxhakut ende nuk e besojnë se ai është Albin Kurti, i njëjti njeri që është i rrethuar si më i keqi, i njëjti përqafon fëmijët e Sanxhakut si fëmijët e tij”.

Po ashtu, ka deklaruar se po rreshtohet me zemër e shpirt me Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

“E di që është e vështirë për individët ta lexojnë këtë, por po shkruaj vetëm të vërtetën, të vërtetën që do të lëndojë shumë njerëz. Unë nuk jam anëtar i asnjë partie në Kosovë, edhe pse një parti e kam dashur me zemër e me shpirt prej vitesh, por e njëjta parti dhe kryetari i tyre nuk kanë denjuar asnjëherë të më ftojnë. Dhe po, që nga ajo ditë  me zemër dhe me shpirt do jem  me z.Albin Kurtin dhe partinë e tij Vetëvendosje”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago