Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim nga Serbia.
Rreth orës 18:20, pranë stacionit policor kufitar në Merdar, në anën serbe, është vërejtur një veturë e tipit Land Rover me targa serbe, e cila dyshohej të ishte në pronësi të xhandarmërisë serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, brenda kësaj veture gjendeshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët qëndruan për rreth 10 minuta pranë hyrjes së objektit të palës serbe.
“Pasi qëndruan në këtë zonë, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe u larguan duke shkelur vijën ndarëse kufitare, një veprim që përbën shkelje të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)”, njofton policia.
Ky veprim duket të jetë një përpjekje për provokim ose krijim të ndonjë incidenti ndërshtetëror.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin masa të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar respektimin e marrëveshjeve që lidhen me menaxhimin e integruar të kufirit dhe sigurinë.
Në funksion të ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit, Policia e Kosovës theksoi përkushtimin e saj për të vazhduar menaxhimin profesional të kufijve shtetërorë, në përputhje me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Po ashtu, paralajmëroi se do të reagojë me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor që cenon marrëveshjet dhe sovranitetin e vendit./Telegrafi/
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…