Aktori i njohur Çun Lajçi po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajçi ka postuar një fotografi nga Klinika e Kardiologjisë në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash a ka shkruar se “s’u jetueka me zor”.
Postimi i plotë:
S’u jetueka me zor
Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata
nji stol n’tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova
nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë
asnji gurë s’e mora asnji dru s’e theva asnji pemë s’e vjela
as hithat si kosita të shtegu i kalbun
lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak
ika pa m’njoftë se dashni s’deshtët nga gurra ime
kangën e pata për vete zanin për juve
Unë i shkela rrugët tueja s’i mora
aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkreli
lavroni me vargjet e tyne mbase edhe t’miat pak
e mbjellni dashni për zemrat e thyeme
se s’u jetueka mezor!
Kardiologji, 2022