Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin për shtytje në vetëvrasje.
Të premten, më 11.04.2025, në Prishtinë, një grua vdiq pasi dyshohet se ra nga kati i një ndërtese.
Siç njoftojnë forcat e rendit, i dyshuari për këtë rast po ngarkohet me veprën penale “Shtytje ne vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…