Akuza të rënda ka lëshuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bulliqi po thotë se tashmë të gjithë e dinë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe klani i tij janë argatë të Presidentit Hashim Thaçi.
Sipas tij, ekzekutivi i ri në krye me Avdullah Hotin është e qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejme të shtetit.
Postimi i plotë nga Bulliqi:
Të nderuar qytetarë të Kosovës, ndodhitë e ditëve të fundit, ua hoqën dilemat edhe atyre pak njerzëve që mendonin se LDK-ja e Isës dhe klanit të tij, përfaqësojnë interesat e LDK-së dhe elektoratit të saj.
Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servilëve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.
Kjo është qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejmë të shtetit.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…