POLITIKE

Mjeku i UÇK-së: Dy cubat i kërkuan kokrrën cubit tjetër për ta hequr shtetin nga dora e burrështetasit të parë pas lufte…

Opinionisti Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth krijimit të qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ai ka përmendur edhe si erdhi tek sigurimi i votës së fundit, duke thënë se ‘dy cuba shkuan tek cubi I tretë për t’ia kërkuar kokrrën’.

Postimi i plotë:

Dy cuba shkojnë të cubi tjetër në ora një pas mesnate. Pa paralajmërim! Dhe rrijnë bukur gjatë! Edhe në ora një e edhe me qëndru gjatë!!! Absurd pas absurdi…

A ju ka ndodh dikujt nga ju të ju vijë dikush në ora një të natës për me ndejtë me juve?! Jo nuk ju ka ndodh. Sepse ju nuk jeni cuba. Jeni qytetarë normalë të Republikës së Kosovës.

Mua më ka ndodh me m’ardhë njerëz shpesh pas mesnate, jo vetëm në ora një, por edhe në ora dy, tre, katër… Ata ishin pacientë. Le që zgjohesha unë, por zgjohej edhe gruaja ime nga gjumi dhe m’i bënte gati barërat që t’ju jipja të sëmurëve. Pra ata kishin siklet. Dhe doktori nuk ka punë tjetër pos të mjekojë ata që vuajnë nga dhembejt, temperatura, apo edhe vetëm nga një ndjenjë e keqe.

Po cubat?! Çfarë sikleti kanë cubat?!Cubat nuk kanë siklet natën. Nata është ajami i tyre. Ata mund të kenë siklet ditën, sepse i pikasë dikush dhe i quan me emër tjetër, si hajna për shembull. Por, kur cubat vënë kravatat, ata pretendojnë se më nuk janë cuba. Janë kapedanë. Kapedanë të cubave!

Dy cubat i kërkuan kokrrën cubit tjetër për ta hequr shtetin nga dora e burrështetasit të parë pas lufte dhe për t’ia kthyer atë prapë cubërisë! Dhe cubi ua dha kokrrën. Dhe falë asaj kokrre tani kemi një shtet të cubave! Urime populli im i dashur, i urtë e i përulur para cubave!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago