Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu gjatë ditës i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmanit.
Në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, Veliu e ka quajtur Osmanin përkthyese të Thaçit, derisa i ka thënë se ajo ishte propozuar një herë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës dhe Prishtinës, por që kishte refuzuar.
E, në lidhje me këtë shkrim të nënkryetarit të Veliut, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai thotë se Veliu nga llogorja e Thaçit, nën kompleksin e defatorit të Thaçit, sulmon tjetrën si bashkëpunëtorë të Vetëvendosjes, duke aluduar në Vjosa Osmanin.
Ja shkrimi i tij:
“Mbrojtja më e mirë? Sulmi.
Nga llogorja e Thaçit, nën kompleksin e defatorit të Thaçit, sulmon tjetrën si bashkëpunëtorë të Vetëvendosjes në kohen kur ky bashkëpunim pas vetës çertifikimin e votuesve të LDK’së.
Ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK’së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashimit. I dëshpëruar se është zbuluar si violina e parë marionetave të Hashimit, shpërndanë sulme majtas e djathtas pa kurrfarë logjike”, shkruan deputeti i VV-së.