POLITIKE

Qeveria me vendim i zvogëlon shpenzimet mujore të telefonave: Për Kryeministri nga ‘pa kufizim’ në 150 euro, për ministrat nga 250 euro në 70,

Qeveria e Kosovës ka marrë sot edhe një vendim për ulje të shpenzimeve. Kësaj radhe bëhet fjalë për shpenzimet e telefonisë fikse dhe mobile për zyrtarët e lartë të shtetit.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, vendimi synon të racionalizoj shpenzimet e parasë publike për përdorimin e telefonave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Me këtë vendim shfuqizohet Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 22.01.2008, si dhe pezullohen nenet ( 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 ) të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2008 për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në Qeverinë e Kosovës. Vendimi përcakton zyrtarët përfitues të telefonisë mobile dhe shumat e aprovuara që do të mbulohen nga buxheti. Gjithashtu vendimi përcakton edhe të drejtën dhe shumën e lejuar të harxhimeve edhe në telefonin fikse në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Me udhëzimin e deritanishëm, kryeministri kishte të drejtë që në mënyrë të pakufizuar të bënte shpenzime në telefoninë mobile postpaid, por tash me vendimin e ri është kufizuar deri në 150 euro, shkruan Reporteri.

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat kishin të drejtë deri në 250 euro, por tani është zvogëluar në 100 euro për zëvendëskryeministrat e 70 euro për ministrat.
Për zëvendësministrat ka qenë 150 për muaj, ka zbritur në vetëm 50 euro, transmeton Reporteri.

Nëse për mbushje telefoni, kanë pasur të drejtë deri më tani të marrin nga 70 euro këshilltarët e kryeministrit dhe ministrave, tash kjo shumë është zbritur në 30 euro për muaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago