BREAKING NEWS

Akuzat e opozitës, Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen mes qeverisë Rama dhe qeverisë Meloni në Itali për strehimin e refugjatëve.

Kushtetuesja ka vendosur vetëm për ankimimin e bërë nga 30 deputetët e Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulzim Basha, Gjykata ende nuk e ka marrë në shqyrtim. Ankimimi i Bashës është kthyer për plotësim të dokumentacionit.

Kujtojmë se, sipas marrëveshjes, Italia do të transferonte në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj, pavarësisht se nuk kanë lidhje me vendin tonë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëtoi drejt Romës për të firmosur me homologen italiane marrëveshjen e cila do të kthejë Shqipërinë një një vend pritës për të paktën 36 mijë refugjatë më vit.

Shqipëria parashikohet t’i japë Italisë dy zona të cilat do të jenë nën juridiksionin e vendit fqinj.

“Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të identifikimit, ku do të realizohet një qendër e pritjes dhe seleksionimi dhe më pas do të ketë një strukturë tjetër modern për të vijuar me procedurat e tjera në vazhdimësi. Shqipëria, me anë të policisë do të angazhohet për mbrojtjen dhe observimin e jashtëm të këtyre dy strukturave. Ky bashkëpunim do të nisë të realizohet pranverën e ardhshme.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

47 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

52 minuta ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

5 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

7 orë ago