BREAKING NEWS

Alarm në Tel Aviv, një nga raketat e lëshuara nga Libani rrëzohet mbi hotelin ku qëndronte Sekretari Blinken

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore jehuan mbi Tel Aviv të mërkurën ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte para përfundimit të vizitës në Izrael.

Tymi nga një prej raketave që u rrëzua nga Izraeli shihej mbi hotelin ku qëndroi Sekretari Blinken, para se të udhëtonte drejt Arabisë Saudite.

Disa zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ekipet e mediave që po e mbulojnë vizitën e tij u detyruan të largohen nga restoranti i hotelit drejt një vendstrehimi së bashku me personelin e hotelit, ndërsa dëgjoheshin sirenat.

Gjatë qëndrimit në Tel Aviv Sekretari Blinken i kërkoi Izraelit të përfitojë nga mundësia e krijuar nga fitoret taktike kundër grupit militant palestinez Hamas që të kërkojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo është vizita e 11-të e shefit të diplomacisë amerikane në rajon që kur filloi lufta Izrael – Hamas.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta shkatërrojë grupin Hamas dhe të lirojë dhjetëra pengje që mbahen nga grupi militant palestinez. Grupi palestinez thotë se do të lironte pengjet në këmbim të një marrëveshjeje armëpushimi, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe lirimin nga Izraeli të të burgosurve palestinezë.

Lufta filloi pasi Hamasi kreu sulmin e befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar gjatë të cilit u vranë 1200 njerëz. Hamasi mori 250 njerëz peng, një pjesë të të cilëve i ka liruar në këmbim të një mori palestinezësh që mbaheshin në burgjet e Izraelit.

Kundërpërgjigja ushtarake izraelite në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze të kontrolluara nga Hamasi, ka çuar në vrasjen e mbi 42 mijë njerëzve.

Ndërkaq Izraeli ka dërguar trupa edhe në Liban për të shkatërruar fuqinë ushtarake të grupit militant Hezbollah, që ashtu si Hamasi ka mbështetjen e Iranit.

Izraeli ka vazhduar edhe sulmet ajrore brenda Libanit. 28 vetë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë ndërsa 139 të tjerë janë plagosur. Numri total i viktimave në Liban ka arritur në mbi 2500 të vrarë dhe mbi 12 mijë të plagosur.

Ekipet libaneze të shpëtimit kanë reaguar ndaj 74 sulmeve ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht në Libanin jugor dhe provincën Nabatiyeh.

Luftimet në Liban kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe 400 mijë fëmijë, sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për fëmijët./ VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago