Ai thotë se, nuk është befasi nëse në zyret e këtyre dy liderëve në Kosovës janë minitransmetuesit e BIA-s serbe dhe të SHIK-ut ilegal që sipas tij, tani janë të instaluar në AKI.
Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin, se në zyrët e tyre mund të ketë përgjues – transmetues të BIA-s serbe dhe të SHIK-ut.
Miftari i sygjeron Presidentes Osmani që të bëjnë një kontrollë në detaje për të shikuar për përgjuesit në fjalë.
Ai thotë se, nuk është befasi nëse në zyret e këtyre dy liderëve në Kosovës janë minitransmetuesit e BIA-s serbe dhe të SHIK-ut ilegal që sipas tij, tani janë të instaluar në AKI.
Miftari në postimin e tij, sugjeron që ndonjë kompani e huaj si gjermane, britaneze apo zvicerane të kontrollojë për përgjuesit në fjalë së bashku me zyrtarët vendor.
Postimi i Naim Miftarit:
Presidente, ta kesh parasysh se një kontrollë në detaje elektronike për përgjues në zyret tuja do të ishte shumë i mirëseardhur edhe për sigurinë e Kosovës, nuk do të ishte fare befasi nëse zyra e juaj dhe e kryministrit është e mbushur me ‘Qimke’ mini transmetues të BIA-s, shërbimit sekret Serb dhe të SHIK-ut ilegal që tani është i instaluar komplet në AKI-në e Kosovës!
Ta keni parsysh se edhe cila firmë do ta bëj një kontrollë të tillë, ju kisha preferuar një firmë Gjerm