Teologu Feim Dragusha ka dalë me akuza ndaj dy hoxhallarëve nga Vitia, për komplot për t’ia grabitur gruan e tij dhe mveshur akuza të rreme për ‘dhunë në familje’, transmeton Gazeta Metro.
Imami i Drobeshit, Sabahudin Selimi, duke u thirr si nje rukjegji dhe duke keqpërdorur hapsirat e xhamisë, ka prekur në moralin tim dhe të familjes Dragusha.
Ky njeri i pandershëm dhe i pamoralshëm për të arritur qëllimin e tij shtazarak, ka marr guxim që të marr per GRUA të DYTË gruan time, e cila kishte shkuar në xhaminë e tij për te derguar nje shoqe te saj për Rukje dhe ky merr hapin dhe martohet fshehurazi me gruan time. Për ta mbrojtur vetën nga ky skandal, Imami Sabahudin Selimi e nxit gruan time qe t’me denoncoj ne polici kinse ‘dhunë në familje’ gjithnjë me qellim që t’me burgosin, e ai pastaj të bej qejf me gruan e huaj…
Pas disa muajve, u kuptua qe martesa ishte bërë fshehurazi, por per grupin e Rrebiovcave kjo kishte qenë HALLALL.”
Ai shkroi se vendosi të dalë në publik pas injorimit të çështjes nga BIK. Ai akuzon dy klerikë të BIK se paskan asistuar imamin e Dobreshit Sabahudin Selimi që t’ia marr gruan siç pretendoi për grua të dytë. Sipas pretendimeve të Dragushës, kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha, dhe anëtari i këtij këshilli Bali Sadiku, kanë konsideruar se s’kanë bazë pretendimet e tij.
Dragusha shkruan më tej se ka denoncuar rastin në polici dhe ka pritur që ta bëjë publike pas festës së Bajramit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…