LAJME

Albana Osmani: Doktori i Fiksit, nuk ka nevojë për mëshirë!

Gent Pjetri ose ndryshe Doktori i Fiksit është rikthyer në vëmendjen e ekranit nga një intervistë e tij e fundit ku flet për jetën në televizion dhe përtej tij.

Ndër të tjera ai tregon se ka kaluar ishemi cerebrale, ndërsa pasojat e saj, i vuan ende sot. Albana Osmani, si ish-bashkëprezantuese me të në emisionin Fiks Fare ka reaguar mbi këtë intervistë përmes një postimi në Instagram.

Albana shkruan se Doktori nuk ka nevojë për mëshirë por se po kalon momente delikate që kushdo mund t’i kalojë në momente të ndryshme të jetës.

“Gent Pjetri, apo Doktori i Fiks Fare shumë i dashur për publikun dhe shumë i dashur nga të gjithë ne që e njohim nga afër. Nuk ka nevoje të përdoret në momente delikate!! Dhe ju garantoj që nuk ka nevojë as për mëshirë në thelb.

Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshme, dhe pse disa janë më të fortë për ta “fshehur”. Madhështia e tij dhe pse në kohë dobësie dhe fjalësh “blur”, nuk zvogëlohet për të gjithë ata që e njohin nga afër e kuptojnë edhe kur është i dobët dhe e duan njësoj.

Ai në fakt nuk është aspak i dobët, përkundrazi është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh qoftë edhe me sfidën e tij “një gotë më shumë”. Se jeta nuk na perkedhel gjithmonë. Gent Pjetri është më shumë se sa prezantues, më shumë se sa aktor, ai është një artist i madh që personalisht kam patur fatin të punoj me të dhe të mësoj prej tij shumë.

Është bekim të kesh përmbi të gjitha, të kesh një Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli që përtej anës profesionale që mbetet në histori, kam qenë e impresionuar se sa shumë kujdesej për stafin. Se fundja puna është pune, ku ka kërkesë pune dhe ritëm dhe ditët nuk janë njësoj asnjëherë.

Por aty punohet si brenda një çatie shtëpie. Të bësh televizion është sfiduese dhe publiku është dalluesi dhe gjykuesi më i mirë i cilësisë edhe pse në mendësine time së fundmi cilësia shpesh ka çeduar, pasi edhe vetë bota është revulucionarizuar nga “fenomenet” që përbejnë lajm e ngjarje dhe pse keq mbetet mirë se lufta bëhet për vëmendje.

Kështu kushdo që vuri Doktorin në vëmendje dhe shfrytëzoi nje moment delikat te tij, nuk bëtë me shumë se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njëri i rrallë me një zemër si askush dhe nuk i bëtë asgjë. Doku ti s’ke nevojë të të thonë bravo dhe besoj kjo ka qenë një nga ato autoironitë e tua, se vetëm aq herë sa ke shkundur audiencën së qeshuri në studio këto janë bravo-t që shpirti të ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur.

Tashmë do të thoja që të dua shumë po shumë, dhe forca se kemi gjysmën tjetër përpara dhe padyshim i mungon ekranit. Duhet të jesh aty për atë që TI je dhe po, kjo është sfida! Tupu im”, ka shkruar Albana në postimin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago