KRYESORE

Albin Kurti heq përkohësisht taksën 100% ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.

Kurti, është shprehur se taksa do të hiqet më 15 mars të këtij viti, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç’njohjet e Kosovës. Kryeministri ka theksuar se taksa do të hiqet për një periudhë 90 ditore.

“E para, si qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që eksportohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës. E dyta, kërkojmë nga Serbia që të zotohet që do të ndalë fushatën për çnjohjen e Kosovës…. atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht taksën për një periudhe prej 90 ditësh. E treta, kërkojmë nga BE-ja ta vlerësoj lartë vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës. E katërta, në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore dhe nuk fillon me heqjen e barrierave, atëherë nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do të nis në masën e reciprocitetit. E pesta, në rast se pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e importit për lëndën e parë, atëherë më 15 qershor Kosova do të vendos për reciprocitetin”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se masa e reciprocitetit do të vendoset pas 15 qershorit.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që arrihet në objektivat e këtij. Reciprociteti instalohet pas 15 qershorit”, theksoi Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago