Njeriu që pret të jetë kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë së fundi një shpjegim tw shkurtër në lidhje me një temë të nxehtë; atë mbi shaminë.
Në një intervistë për emisionin Opinion, Blendi Fevziu e pyet për “flirtin” me, siç i quan, “me islamikët”.
Fevziu e cek një detaj që quhet “ligji për mbajtjen e shamive”, por që në fakt një ligj i tillë në Kosovë nuk ekziston.
Por Kurti u përgjigj se partia e qëndrimi i tij politik nuk është për të vënë ligj për përdorimin apo mospërdorimin e shamisë, por është kundër ligjit që ndalon mbajtjen e shamive.
“Pra, jam kundër ndalimit të shamive në shkolla”, u përgjigj Kurti. “Ne nuk bëjmë ligj kundër ndalimit. Është çështje e të drejtave elementare njerëzore. Nuk duam probleme me Gjykatën e Strasburgut, do ta humbisnim këtë betejë”, i kundërpërgjigjet Kurti Fevziut.
Ai thotë se ka bindjen se këto janë probleme të shekullit të kaluar, dhe se duhen kujtuar fjalët e poetit shqiptar Ervin Hatibi, i cili lidhur me këto qëndrime thotë se “nuk do të duhej të merremi me probleme rrobaqepësie”.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…