Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se sot kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur Robert (Bob) Dole.
Abazi ka thënë se biseda mes tyre është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë.
Ai ka thënë se nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë amerikan për procesin e shtetndërtimit.