FOTO&VIDEO

Albulena Haxhiu: Të sqarohet se kush është gjyqtari që neglizhoi lëndën ndaj Dardan Krivaqës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është më shumë se skandal, neglizhenca e gjyqtarit, i cili nuk ka shqyrtuar deri në fund aktakuzën për tentimvrasje, ngritur më 2013 ndaj Dardan Krivaqës, tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

Ajo u shpreh se pret nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që të sqarojë se për cilin gjyqtar bëhet fjalë dhe të merren masa disiplinore ndaj tij.

”Në këtë drejtim nuk kemi mandat si Ministri e Drejtësisë të nisim procedura disiplinore ndaj gjyqtarit në rastin konkret. Këshilli Gjyqësor i Kosovës besoj që nesër duhet të dalë me deklaratë e të sqarojë se cili është ai gjyqtar dhe të nis procedura disiplinore në raport me atë gjyqtar”, tha mbrëmë ministrja.

”Sa herë po kemi raste të tilla të vrasjeve të rënda makabre, po shohim edhe një skandal tjetër nga sistemi i drejtësisë, apo dhe nga ai i sigurisë, policia. Pra, në këtë rast është pak të thuhet se është skandal, më 2013 është ngritur aktakuza për të dyshuarin kryesor – kanë kaluar afër tetë vjet, dhe ende nuk është mbajtur shqyrtimi në raport me këtë rast. I dyshuari kryesor është lënë në liri, dhe nuk është thirrë seanca apo shqyrtimi gjyqësor”.

Related Post

Haxhiu tutje u shpreh se për të evituar këto raste kriminale, janë duke u angazhuar në maksimum për sistemin e vetingut, njofton Klan Kosova.

”Nuk jam e interesuar, e as qeveria jonë, që vetingu të dështoj. Edhe Ministria e Drejtësisë edhe Qeveria do të punojnë në këtë drejtim dhe do ta finalizojmë njërën nga format më të mëdha në sistemin e drejtësisë, siç është vetingu”.

”Planifikimet tona janë që brenda këtij viti të përmbyllen ndryshimet qoftë kushtetuese, qoftë ligjore”.

”Muaji i ardhshëm të shërbejë në drejtim të themelimit të akteve ligjore etj… Deri tani nuk kemi tejkaluar asnjë afat kohor, krejt jemi duke shkuar sipas planit”.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump mesazh Iranit: Sulmet tjera do të jenë më brutale, bëj marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas sulmeve masive të…

29 minuta ago

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin…

32 minuta ago

Izraeli sulmon Iranin, Trump fajëson Teheranin: U dhashë disa mundësi për marrëveshje – thjesht refuzuan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit – ku raportohet…

54 minuta ago

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Izraeli ka ndërmarrë…

1 orë ago

Lajmërohet Ayatollahu, zotohet për hakmarrje: Përgjigja jonë do të jetë vdekjeprurës

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, ka thënë se Izraeli do të marrë një “ndëshkim…

2 orë ago

Operativët e “Mossadit” kishin hyrë brenda territorit të Iranit: Dalin pamjet

Zyrtarët izraelitë të sigurisë kanë thënë se agjencia e spiunazhit, Mossad, ka kontrabanduar armë në…

2 orë ago