KRYESORE

Trump mesazh Iranit: Sulmet tjera do të jenë më brutale, bëj marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me “bombardime shkatërruese” nëse nuk pranon marrëveshjen për armët bërthamore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se i ka dhënë Iranit shumë shanse për marrëveshje, por ata nuk arritën ta bëjnë.

“I dhashë Iranit mundësi pas mundësie për të bërë një marrëveshje. U thashë me fjalët më të forta: ‘Thjesht bëjeni’. Por, sado që u përpoqën, sado afër që arritën, nuk mundën ta bënin”, shkruan Trump.

Ai theksoi se i kishte paralajmëruar se do të bëhej me keq.

“I paralajmërova se do të ishte shumë më keq sesa ç’kishin menduar, pritur apo u ishte thënë. Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet ushtarake më të mira dhe më vdekjeprurëse në botë — pa asnjë konkurrencë – dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me edhe më shumë që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin,” ka thënë Trump.
Trump po ashtu pohoi se sulmet e radhës janë planifikuar të jenë edhe më brutale, duke shtuar se ende ka kohë për të ndaluar “këtë masakër”.

“Disa iranianë të vijës së ashpër folën me guxim, por nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë të vdekur — dhe situata do të përkeqësohet më tej. Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë për ta ndalur këtë masakër. Sulmet e radhës janë planifikuar të jenë edhe më brutale.”

“Irani duhet të arrijë një marrëveshje — përpara se të mos mbetet asgjë. Të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim. Thjesht bëjeni — përpara se të jetë vonë,”, apeloi Trump.

Ushtria izraelite tha se rreth 200 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet masive, dhe televizioni izraelit raportoi se agjencia e inteligjencës, Mossad, mund të ketë ngritur një bazë sekrete brenda Iranit si pjesë e këtij operacioni.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda për shkak të këtyre sulmeve.

“Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm dhe do ta marrë atë pa dyshim”, tha Khamenei në një deklaratë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago