Oligarku rus që zhvilloi spyware për vjedhjen e informacioneve personale të civilëve është miku më i fundit i presidentit rus, Vladimir Putinit që u gjet i vdekur në rrethana misterioze.
Anton Cherepennikov u gjet i vdekur në zyrën e tij në Moskë ndërsa dyshohet se pësoi sulm në zemër.
Megjithatë, policia ruse njoftoi se 40-vjeçari e kishte tepruar me “medikamente mjekësore”, raporton metro.co.uk.
“Cherepennikov mori drogë për qëllime mjekësore, por me sa duket e tejkaloi dozën e lejuar”, tha zyrtari që kërkoi të mbetet anonim.
Kompania e Cherepennikov ICS Holding, e themeluar në vitin 2018, ishte sanksionuar më parë nga Thesari i SHBA-së si ‘pronari i Citadel’, një formë e fuqishme e malware që ka infektuar mbi 11 milionë kompjuterë në mbarë botën dhe ka shkaktuar humbje prej mbi 451 milionë euro.
Është pretenduar se Byroja Federale e Sigurisë e Rusisë (FSB) përdori ICS Holdings për të kryer mbikëqyrje masive të qytetarëve rusë pas zbatimit të një ligji të vitit 2018, i cili kërkonte që kompanitë e internetit dhe telefonit të zbulonin komunikimet private dhe të dhënat e përdoruesve të tyre.
Cherepennikov ishte gjithashtu i përfshirë në zhvillimin e një sistemi të sofistikuar të njohjes së fytyrës dhe shërbeu në bordin e drejtorëve të operatorëve celularë Megafon dhe USM Telecom.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…