Amabsadori gjerman me fjalim emocionues: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e lë në Kosovë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, nesër do të largohet nga Kosova duke përfunduar kështu mandatin e tij 3 vjeçar.

Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19.

https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/videos/937831536721873/

Por Heldt ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.

“Në gjermanisht është një shprehje që thotë ‘ende e kam një valixhe në Berlin’, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt.