Ambasada amerikane në Serbi ka njoftuar sot se deklarata e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe as me aspiratat evropiane të Serbisë.
“Marrëveshja e Paqes së Dejtonit ruan paqen dhe stabilitetin. Të gjitha qeveritë dhe të gjithë presidentët e Serbisë e kanë mbështetur deri më tani. Komentet e Ministrit të Brendshëm për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe bien ndesh Integrimi i Serbisë në strukturat evropiane”, deklaroi ambasada në Twitter.
Ndërkohë, Vulin deklaroi se e vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet.
“E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet. Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminimin ndaj serbëve. Aty ku ata respektojnë të drejtat e serbëve, ata nuk kanë asnjë problem me ‘botën serbe’”, tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…