Ambasadori i ShBA-së në Greqi, Geoffrey Pyatt ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Tryezën e Rrumbullakët Ekonomike që po mbahet në Athinë.
Pyatt ka shkruar se me kryeministrin Kurti ka pasur një diskutim të shkëlqyeshëm për avancimin e bashkëpunimit rajonal në energji, ekonomi e siguri.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Albin kurti në tryezën e rrumbullakët ekonomike në Greqi dhe diskutim për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkëpunimin rajonal në energji, ekonomi e siguri, duke u mbështetur në momentumin e vizitës së Nikos Dendias në Prishtinë, që e nënvizon rolin udhëheqës e stabilizues të Greqisë në rajon”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Excellent meeting w/ PM @albinkurti at #EconRoundtableGR & discussion on advancing our shared goals for regional energy, economic & security cooperation, building on the momentum of @NikosDendias visit to Pristina underscoring Greece’s leadership & stabilizing role in the region. pic.twitter.com/sIO1euAMPX
— Geoffrey Pyatt (@USAmbPyatt) July 9, 2021