POLITIKE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri.

Ai para mediave ka thënë se SHBA-ja kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura.

“Po vazhdojmë të kemi diskutime me Qeverinë, është mirë të shohim depërshkallëzim të mëtejmë të situatës në veri. Së dyti, duam të shohim përpjekje nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, për të arritur zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur për të ecur përpara integrimit”, ka thënë ai.

Hovenier ka folur edhe për takimin e Listës Serbe me të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka theksuar se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

Ambasadori ka shtuar se s’duhet të vihet në pyetje se Kosova është shtet sovran dhe se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë.

“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur. Dhe kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë”.

Katër ditë më parë, Lista Serbe në takim me Escobarin ka përmendur respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, dy ditë më pas në një intervistë për Zërin e Amerikës ka pretenduar se qysh para zgjedhjeve në veri ka pasur njësi speciale që, siç supozoi ai, “po ndërtojnë baza ilegale duke marrë tokën serbe, duke mos respektuar as ligjet e shpronësimit”. Ndër tjerash, ai pati pretenduar se po bëhej terror mbi serbët e se zgjedhjet nuk do të zgjidhin asgjë pa depërshkallëzim total të situatës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago