Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA’ja është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke theksuar se e din ku janë kufijtë e Kosovës.
Hovenier duke folur për portalin në gjuhën serbe “KoSSev” me lokacion në veri të Mitrovicës, ka theksuar se kufiri i Kosovës është në veri, këtu ku jam ulur dhe këtë e dinë shumë mirë SHBA’ja.
“Kosova është shtet sovran, i pavarur, demokratik…dhe SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ne e dimë se ku është kufiri dhe kufiri është në veri të vendit ku jam ulur tani. , derisa jam ulur në Mitrovicë”, ka shkruar ai në Twitter.
(1/2) “…Kosovo is a sovereign, independent, democratic state…and the U.S is committed to Kosovo’s sovereignty & territorial integrity. We know where the border is & the border is north of where I am sitting right now, while I am sitting in Mitrovica.”https://t.co/vwsetxkb6D
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 19, 2022
Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja ka qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës për të gëzuar të drejtat dhe privilegjet e njëjta.
Hovenier ka thënë se në takimet që ka pasë me udhëheqësit e serbëve të Kosovës ia ka bërë me dije se qëndrimi i SHBA-së është po ai që e ka ndërmarrë në vitin 2008.
“Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik dhe SHBA është e zotuar për sovranitetin dhe integritetin territorial”.