Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philipp Kosnet, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.
Ai e ka vlerësuar lartë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tashmë ka thënë se ka ndryshuar, është i pjekur dhe intelegjent.
“Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor”.
“Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, thotë se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë.
Kosnett ka besim se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi.
Ambasadori amerikan sqaron nëse SHBA-së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…