KRYESORE

Ambasadori amerikan: S’kemi vërejtje për blerjen e e dronëve “Bayraktar”, e mirëpresim që Kosova të blejë pajisje nga SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë të mediumeve të Kosovës, ka folur edhe për dronët Bayraktar që Kosova i ka blerë nga Turqia javë më parë.

Hovenier ka thënë se çfarëdo që Kosova bën për të zhvilluar kapacitetet në mënyrë konsistente me planin tranzicional të FSK-së dhe që përmbush qëllimet bashkëvepruese me NATO’n, nuk kanë vërejtje.

“Bayraktarët janë blerë nga një aleat i NATO’s – Turqia. Turqia është aleat i NATO’s. SHBA punon me Turqinë, unë kam pasur kënaqësinë të shërbej në Turqi, një aleat i NATO’s, me të cilën bashkë kemi bërë gjëra të vështira. E mirëpresim që Kosova të blejë materiale (pajisje ushtarake), nga SHBA, ne iu kemi shitur gjëra (Kosovës) dhe do të vazhdojmë t’i shesim. Çfarëdo që ndërmarrin për të zhvilluar kapacitetet në mënyrë konsistente me planin tranzicional dhe që përmbush qëllimet bashkëvepruese me NATO’n, s’kemi vërejtje”, ka thënë Hovenier.

Tutje ai ka folur për ndihmën ushtarake që SHBA i ka dhënë Kosovës për një kohë të gjatë.

“Para 5 vitesh kemi mbështetur vendimin e Qeverisë për fillimin e implementimit të planit tranzitor 10 vjeçar që duhet rezultojë në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike dhe operative me NATO’n. Kemi dhënë mbështetje të vazhdueshme, kemi ofruar trajnime, ushtrime, kemi shitur pasjisje dhe jemi të përksushtuar që kjo të vazhdojë” ka thënë ai.

Javë më parë, Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar dronë Bayraktar TB-2 të cilat i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago