Ekipi serb në tenis ka festuar mbrëmë triumfin në ATP Cup me këngë nacionaliste për Kosovën.
Pas triumfit ndaj ekipit të Spanjës në finale, përmes vidove live në rrjete sociale, tenisti me famë botërore Novak Gjokoviq dhe pjesëtarët tjerë të ekipit kanë festuar me këngë nacionaliste për Kosovën.
Në mes të festës dëgjohej edhe një këngë për betejën e Kosovës e që ndër tjerash në tekst ka edhe fjalinë se “ngado që shkoj, ty të kthehem, thuajse dikush ma merr Kosovën prej shpirtit tim”.
Ata kënduan këngën e “Vidovdanit”, titull i një kënge të vitit 1989 të Gordana Lazareviqit. Vidovdani është edhe një nga festat më të rëndësishme fetare për Serbinë përmes së cilës kujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389, e të cilën e humbën nga Perandoria Osmane.
Pas kësaj ka reaguar ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana
Cana në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter, i ka shkruar Gjokoviqit se “s’mund të jesh fitues në ATP e të mbetesh primitiv, i prapambetur e nacionalist dhe shovinist i Ballkanit”.
“Ju mund të jeni fitues i ATP, por ende thellë mbetesh primitiv, i prapambetur dhe nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanik. Jo rastësisht Novak Gjokoviq nuk ka qenë shumë i dashur dhe i pëlqyer në historinë e tenisit”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori Cana.