POLITIKE

Ambasadori gjerman thotë se LDK-ja e Vetëvendosja kanë bërë punë të mrekullueshme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që sot është inauguruar Parku Inovativ Trajnues në Prizren që është bashkëpunim gjermano-kosovar.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mundësuar këtë projekt, derisa ka lavdëruar punën e partnerëve të koalicionit qeverisës LDK dhe Vetëvendosje.

“Do të doja të bëja disa falënderime. Do të doja të falënderoja kolegët e GIZ-it që kanë bërë një punë të mrekullueshme, ashtu si edhe Ministrinë e Financave. Ne kemi punuar bashkë për dy vjet që të vijmë deri te ky moment ku mund të nisim më në fund punën”.

“Puna në ekip është gjithmonë e rëndësishme. Jam shumë i lumtur që kjo përpjekje e punës në ekip Kosovë–Gjermani ka arritur në këtë pikë sot. Një falënderim për Zyrën e Kryeministrit, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat. Dua të theksoj faktin se të dyja LDK dhe Vetëvendosje kanë bërë punë të mrekullueshme për të qenë këtu”, shtoi ai.

Ambasadori gjerman në Kosovës ka thënë se sfidat e mëdha përballohen vetëm duke punuar së bashku.

“Sfidat e mëdha tejkalohen me punë në ekip. Askush nuk mund t’i tejkalojë vetë – as këtu në Kosovë, as në Gjermani dhe as në mes të dyja vendeve tona. Është gjithmonë e rëndësishme që punët të kryhen duke qenë bashkë, për hir të njerëzve”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që mund të fillojmë punën, duke falënderuar të gjithë ata që janë këtu dhe të gjithë ata që janë nëpër botë dhe kanë qenë të përfshirë në këtë projekt”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago