POLITIKE

Ambasadori i Shqipërisë në OKB u përgjigjet akuzave të Ambasadorit të Rusisë

Mos e përmend Ramush Haradinajn se ai nuk u fsheh, la postin e kryeministrit, dhe shkoi vetë në Hagë kur u akuzua – a janë gati rusët e akuzuar për krime lufte të bëjnë të njëjtën gjë?

Nga Ruben Avxhiu

Në seancën e sotme në Këshillin e Sigurimit për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës, Shqipëria kishte shumë për të thënë.

Ambasadori Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës.

Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.

Në fund, duke iu përgjigjur aludimeve nga pala ruse për përfshirje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në krime lufte, ai tha se kjo ishte një “ovërdozë e një fantazie të sëmurë”.

“Kjo që dëgjuat për vendin tim”, tha Ambasadori Hoxha, “ka po aq besueshmëri sa ato që dëgjuat po nga ky delegacion se si ‘në Ukrainë nuk ka luftë’ apo se ‘ukrainasit po vrasin veten’”.

Ai i tha delegacionit rus që të mos e zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë.”

“A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Mesiguri akuzat ruse kishin të bënin me tymnajën për “shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe të tjera maskarada të përfshira në raportin famëkeq të Dick Marty-t.

Gjykata për Krimet e Luftës në Jugosllavi ka kryer hetime të gjera në Shqipëri, tha ambasadori. “Hetime në mënyrë të lirë, të hapur dhe nuk gjeti asgjë. As atëhere, as më vonë, e asnjëherë, për arsyen e thjeshtë se ato akuza ishin pa asnjë bazë. Faleminderit!”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago