POLITIKE

Zaimi i VV-së i reagon ashpër Edi Ramës për Sunny Hill: Nuk do të duhej Qeveria e Shqipërisë të niste jë “garë” të pistë kundër Kosovës

Arbër Zaimi i VV-së e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për humbjen e organizimit të Festivalit Sunny Hill.

Prishtina humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Tash VV hedh fajin diku tjetër. Zaimi pretendon se Edi Rama ua vodhi organizimin e festivalit.

Nuk është lajm fakti se Dukagjin Lipa i publikoi datat e organizimit në Tiranë vetëm pak minuta pasi i dërgoi letër Qeverisë së Kosovës. Pra nuk është lajm që letra e tij në fakt s’u shkrua për të pritur përgjigjen. Por lajm është sjellja predatore e Qeverisë Rama. Po jepet mesazhi se tash e tutje, sa herë që Qeveria e Kosovës negocion me ndonjë biznes për të gjetur ekuilibrin mes interesave publike e private, përballë nuk do të ketë thjesht kompanitë private, por edhe Ramën”, shkruan ai.

“Shumë keq, sepse po nisi një “garë” e tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të fitojë veç kapitali privat dhe politikanët e blerë prej tij. Kjo “garë” do ta lërë krejt të shkatërruar interesin publik. Nuk do të duhej Qeveria e Shqipërisë të niste një “garë” të pistë e predatore kundër Kosovës”, shton ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago