POLITIKE

Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Është e pamundur ta krahasosh Kosovën me Ukrainën

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë se Rusia duke e krahasuar referendumin e organizuar në katër rajone të Ukrainës me atë në Kosovë, “shkelë të gjitha parimet e mundshme dhe të pamundura dhe pastaj mundohet t’i kthejë ato parime në standarde të përbashkëta, gjë që mua më duket qesharake”.

“Le të imagjinojmë një situatë ku një numër i madh serbësh flasin rusisht dhe nesër ushtria pushton për të mbrojtur serbët që flasin rusisht dhe nuk njihen në nivel shtetëror dhe pasnesër bëhet referendumi. Mund të krahasojmë gjërat që mund të krahasohen, jo ato që janë të pakrahasueshme”, tha Tolkach gjatë një interviste në N1.

Lidhur me qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e cila iu referua aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën si dëshmi se referendumet janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Tolkac sugjeron se duhet të shikojmë diçka tjetër.

“Ka dy mënyra – referendumet që janë mbajtur në Kosovë nën vëzhgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe që përgatiten me vite të tëra, dhe t’i krahasosh me referendumet e mbajtura nën kërcënimin e forcave të armatosura të Rusisë – është qesharake”.

Ai po ashtu është pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur Ukraina është shprehur për njohjen e Kosovës.

“Jo, ne gjithmonë e kemi përkrahur parimin e integritetit territorial të Serbisë, pa marrë parasysh se pozita e Kosovës ka qenë më afër nesh sesa qëndrimi i Serbisë”, shtoi Tolkac.

Diplomati ukrainas foli edhe për mos vendosjen e sanksioneve nga Serbia për Rusinë.

Ai theksoi se “ne do të donim ta shihnim Serbinë si mike dhe aleate dhe është e vështirë për ne të kuptojmë argumentet që jep Serbia me secilin prej ushtarëve tanë të rënë, me çdo fëmijë të rënë, dhe deri më tani kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë dhe shumë të tjerë”.

“Gjithçka është gjithnjë e më e vështirë të kuptosh argumentet e Serbisë”.

“Ne presim mbështetjen e Serbisë, duke iu bashkuar sanksioneve që po i vendosen Rusisë. Kjo do të na ndihmojë të tregojmë se qëndrojmë për vlerat e përbashkëta. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe për mbështetje teknike ushtarake. Ftojmë udhëheqjen e Serbisë të luftojmë së bashku”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

2 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

3 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

12 orë ago