POLITIKE

Ambasadori Kosnett ka një porosi të ‘fortë’ për Albin Kurtin

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.

“Gratë dhe burrat që kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët. Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.

Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm.

Drejtoresha e QKMRT-së, Feride Rushiti theksoi se ky përvjetor sa është i rëndësishëm, është edhe emocional.

Related Post

“Atë botë qendra jonë ishte e vogël, por vullneti dhe përkushtimi jonë ishte i madh. Bëmë që ne të shtrijmë shërbimet tona anë e mban Kosovës dhe shumë shpejt kjo qendër u shndërrua në shpresë të madhe për jetën e atyre që lufta e fundit u la pasoja të rënda fizike, mendore e shëndetësore. Andaj, kjo qendër për gjatë dy dekadave ishte adresa kryesore për më shumë se 18 mijë individëve, apo familjarëve t tyre që kanë përfituar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga shërbimet e QKRMT-së”, tha Rushiti.

Ajo shtoi se për dy dekada të QKRMT-së ka pasur përkushtim për një shoqëri më të mirë dhe me të drejta të njeriut.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim për ta çdo herë.

I pranishëm ishte edhe Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukëege.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Operativët e “Mossadit” kishin hyrë brenda territorit të Iranit: Dalin pamjet

Zyrtarët izraelitë të sigurisë kanë thënë se agjencia e spiunazhit, Mossad, ka kontrabanduar armë në…

10 minuta ago

Konjufca aludoi që Kurti mund t’i ketë 3 votat e NISMA-s për Qeveri, Limaj: Pa marrëveshje politike nuk i ka askush

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, në një intervistë të dhënë të enjten ka folur për…

21 minuta ago

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Spekulimet rreth një sulmi izraelit ndaj centraleve bërthamore të Iranit kanë qarkulluar prej vitesh, por…

2 orë ago

Avionët luftarakë të përdorur në sulmin izraelit ndaj Iranit, të prodhuar në SHBA

Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite treguan avionë luftarakë F-35, F-15 dhe F-16 të prodhuar…

2 orë ago

Tre nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit vriten ndërsa Izraeli synon udhëheqjen e lartë ushtarake dhe bërthamore

Gjenerali më i lartë ushtarak i Iranit, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare të elitës…

2 orë ago

Sulm kirurgjikal i Izraelit në Iran, godet centralet bërthamore, vret dy shkencëtarë dhe kreun e Gardës Revolucionare

Izraeli nisi një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit të premten, duke thënë se…

2 orë ago