Analisti politik, Dastid Pallaska, në Pressing ka komentuar iniciativën dhe bashkëpunimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për krijimin e një “Mini Schengeni” ballkanik.
Pallaska thotë se Vuçiq po e shfrytëzon Edi Ramën, për ta paraqitur Kosovën si një shtet jo bashkëpunues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Teksa ka folur për këtë, Pallaska ka përmendur kritikën e Edi Ramës për Kosovën të bërë nga Ohri, ku Rama kishte thënë se Kosova nuk po bashkëpunon për iniciativa që për qëllim kanë bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit.
“ Kjo ishte goditja më e madhe politike për Kosovën në pesë vitet e fundit”, ka thënë Pallaska..
Nismën e Ramës me Vuçiqin e kanë kundërshtuar të gjithë krerët e politikës kosovare. Madje kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka quajtur si një përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…