“Njohja e Kosovës është çështje kohe”, kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili u shpreh se asgjë nuk është e pamundur, por theksoi se më tepër janë të përqënduar sesi mund të dalin nga zjarri i luftës.Sipas tij çështje e njohjes së Kosovës është më tepër me karakter politik, ku ‘duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme’.
News24: A mendoni se Ukraina duhet ta njohë Kosovën tani?
Volodymyr Shkurov: Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë këtë ndihmë. Kjo çështje është ne axhende. Ukraina sot më shumë po mendon si do dalë nga zjarri i luftës dhe çështja e njohjes së Kosovës ka më tepër karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme.
Unë kam qenë në samitin e datës 29. Një samit kushtuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti u bashkua online. Më shumë se gjysma e fjalimit ka qenë kushtuar Ukrainës dhe gjysma tjetër ishte kushtuar samitit të datës 29. Në samitin e datës 28 kam folur me Presidenten e Kosovës, edhe si diplomat dhe si njeri kam patur përshtypjet nga solidariteti i përzemërt i cili vërtet ekziston. Eksiton një perceptim në teologji, që mund të kufizohet si realizimi i kohës. Mendoj që çështje e Kosovës është në këtë prizëm. Nuk ka asgjë të pamundur, thjesht ekziston si çështje kohe, çështje kohe aktualisht.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…