POLITIKE

Ambasadori shqiptar në OKB sfidon të gjithë: Më gjeni një provë ose argument se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën të pavarur

Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka sfiduar të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit me një deklaratë “të prerë”.

“Sfidoj këdo në Këshill që të më provojë dhe argumentojë se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën si një shtet i pavarur”, theksoi diplomati shqiptar.

Fillimisht, Hoxha u shpreh se imazhi i Ballkanit si një vend trazirash dhe destabilizimi është e shkuar dhe e kaluar.

Ambasadori shtoi se rrënojat e së kaluarës sigurisht që nuk janë zhdukur plotësisht.

“Le të mos harrojmë personat e zhdukur gjatë konfliktit”, ishte thirrja e ravijëzuar e Hoxhës.

Diplomati shqiptar nënvizoi para Këshillit të Sigurimit se “dëgjohen ende britmat e heshtura të 20 mijë viktimave (gra dhe vajza) të cilat u përdorën si armë lufte nga serbët”.

“Gjithsesi ne duhet të fokusohemi tek e tashmja dhe përmirësimi i saj”, vijoi Hoxha.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori kujtoi se përsa kohë Ballkani është shumë larg perfeksionit, qytetarët e saj jetojnë sot e kësaj dite në “një realitet komplet të ndryshëm”.

“Pavarësia e Kosovës është realitet dhe nuk mund të jetë më temë diskutimi”, kujtoi para delegatëve të Rusisë, Serbisë si e ftuar apo edhe Kinës e Brazilit – Hoxha.

E tashmja dhe e ardhmja
Sa i takon situatës në Kosovë, ambasadori vuri theksin te mbështetja e lehtësimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja.

Ai bëri thirrje aktorëve të tjerë që të përshpejtojnë hapat, në mënyrë që kësaj procedure të mos i humbë besueshmëria e publikut.

“Nuk ka alternativë tjetër për dialogun, por nevojitet një proces aktiv dhe jo i ngrirë”, tha Hoxha.

Për të sprovuar ndryshimet në qasje, ambasadori vërejti se liderët e vendeve (Ballkanit Perëndimor) takohen gjithë kohës dhe kudo.

Investimi më i mirë për të ardhmen, shtoi diplomati shqiptar, është perspektiva e pajtimit dhe bashkëpunimit, me Evropën si qëllim.

“Dhe është e vërtetë, që në anët tona ne nuk na duhen armët por ‘mendjet’, nuk na duhen dronët por ‘idetë’ dhe investimet”, përmendi në përmbyllje ambasadori shqiptar Ferit Hoxha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago