Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka cituar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar se pas përfundimit të luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë.
“Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë, tha ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkach.
Sipas gazetës serbe “Danas” ambasadori ukrainas ka deklaruar se ndihet fajtor për shkak të propagandës së fortë ruse në Serbi, e cila ndikon në opinionin e qytetarëve.
“Ne u jemi mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre në luftën kundër fashizmit”, tha Tolkach, duke pohuar Ruuia po kryen gjenocid kundër popullit ukrainas.
“Lufta në Ukrainë nuk filloi një vit më parë, por tetë vjet më parë, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi konfliktet në Donbas”, tha Tolkach.
Ai tha se plani i Putinit për të pushtuar Kievin për tri ditë doli të ishte i pamundur.
“Nuk ka njeri në Ukrainë që nuk dëshiron të luftojë për vendin e tij”, tha ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…