Ambasadorja kroate, Danijela Barishiq, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ka deklaruar se sipas Komisionit Evropian, Kosova i ka plotësuar kriteret.
Të njëjtën gjë, thotë ajo, e ka deklaruar edhe Parlamenti Evropian. Por, sipas saj, ka ende disa shtete, të cilat po hezitojnë.
“Pra, ne po bëjmë më të mirën tonë për t’ua sqaruar këtyre shteteve që po hezitojnë se ju i keni kryer obligimet tuaja”, ka thënë Barishiq në KTV.
“Por, ju duhet të vazhdoni të punoni, sepse kjo nuk është një punë që ju e kryeni një herë dhe pastaj nuk merreni me të, por është diçka që duhet ta bëni në mënyrë të vazhdueshme”, ka shtuar ajo.
“Pra, ne do të bëjmë më të mirën tonë që të arrijmë një marrëveshje të përbashkët, por ajo çka mund t’ju them është, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, ka deklaruar Barishiq.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…