Pas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë,Tama Ziv.
Në këtë takim, Kurti ka falënderuar ambasadoren për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Izraelit.
Ndërsa ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamir Ziv tha se është e lumtur që është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, por njëkohësisht e ka ftuar edhe Kurtin për një vizitë në shtetin e Izraelit.
“Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael. Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin” thuhet në njoftimin për media nga zyra e Kryeministrisë.
Në këtë takim po ashtu pos temave politike u bisedua edhe për temat e teknologjisë.
“U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit” thuhet më tutje në njoftimin për media.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…