SHBA ka marrë një vendim për bllokimin e pagesave të borxhit ndërkombëtar të Rusisë, një lëvizje që mund ta shtyjë vendin më pranë falimentimit.
Departamenti Amerikan i Thesarit tha se do t’i jepte fund një heqjeje që u kishte lejuar zotëruesve të obligacioneve amerikane të pranonin pagesat, duke forcuar sanksionet e vendosura për luftën në Ukrainë.
Rregullat e reja zbatohen vetëm për njerëzit në SHBA dhe kjo do ta bëjë të vështirë për Rusinë të bëjë pagesa diku tjetër duke pasur parasysh rolin e bankave amerikane në sistemin financiar global, raporton BBC.
SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian kanë marrë një sërë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck deklaroi të hënën se Bashkimi Europian është pranë arritjes së marrëveshjes, për të vendosur embargo ndaj importeve të naftës ruse.
ISIS Plot to Assassinate George W. Bush in Dallas Is Uncovered
Keep Watching
BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t’u zhvendosur në burimet e energjisë së rinovueshme për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.