Ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.
Për dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit.
Për këtë deklaratë të presidentit serb ka reaguar ashpër ambasadorja e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku, duke i cilësuar si çmenduri totale mohimin që Vuçiq ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.
“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.
Çitaku ka thënë se deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…