BREAKING NEWS

Amerika miraton sanksione të rënda kundër Rusisë

Senati amerikan ka miratuar një projektligj, përmes së cilit do të ndëshkohet Rusia për ndërhyrjet e supozuara në proceset demokratike në botë, si dhe për veprimet e “dëmshme” në Siri, bashkë me agresionin kundër Ukrainës.

Projektligji, që është përshkruar nga senatori republikan, Lindsey Graham, si “projektligji me sanksione nga ferri”, është miratuar me 17 vota për dhe 5 kundër në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell do të vendosë nëse do ta prezantojë këtë projektligj për votim në tërë Senatin.

Për t’u kthyer në ligj, ky dokument duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, Senat dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndonëse një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë deri në vitin e ardhshëm.

I prezantuar fillimisht më 2018, ky projektligj shënjestron bankat që mbështesin përpjekjet e Kremlinit për të “dëmtuar institucionet demokratike në shtetet tjera”, individë që shesin mallra për sektorin e naftës së këtij shteti, industrinë kibernetike ruse, si dhe figura të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago