POLITIKE

amush Haradinaj: Vëllain Enverin ma vranë kur isha në Hagë, heshta për të mos nxitur vëllavrasje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për tema të ndjeshme të periudhës së pasluftës.

Haradinaj, ka folur si rrallë herë edhe për vrasjen enigmatike të vëllait të tij Enverit, pas periudhës së luftës.

“Enveri nuk ka qenë ndonjë djalë problematik që ka krijuar problem me dikë. Ai ka qenë jashtëzakonisht i sjellshëm dhe ka qenë i plagosur dy herë gjatë luftës”, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së ka thënë se vrasja e tij është pjesë e një skenari të përgatitur nga Serbia pasi sipas tij Enveri nuk i kishte bërë keq asnjë shqiptari.

“Vrasja e tij, mendoj që ka qenë pjesë e atij skenari që është provuar në Dukagjin. Të kthehen familjet në hasmëri. E vërtet është se gishtin në ndonjë rast e ka tërhequr ndonjë shqiptar por skenari është i Serbisë”.

Haradinaj thotë se vrasja e Enverit ishte vrasje politike pasi sipas tij ai nuk ka pasur ndonjë precedent penal.

“Ai askujt nuk ja ka prishur pos Serbisë në luftë. Është vrarë vetëm pse ka qenë vëllai im apo yni. Unë dhe Dauti kemi qenë në burg në atë kohë. Ai është vrarë për të nxitur ndonjë hakmarrje…Por asnjëri nga familja jonë nuk ka vrarë shqiptar. As me porosi e as pas shpine, as përballë. Familja jonë i ka disa kode të nderit që i kemi ruajt”.

Kryetari i AAK-së ka thënë se e ka diskutuar edhe me ish-presidentin Rugova se kush po i bën këto vrasje.

Ai thotë se pos zyrtarëve të shumtë të LDK-së, atij i janë vrarë edhe shumë luftëtarë që kanë qenë në grupin e tij por thotë se nuk ka dashur të bëj listë për të mos nxitur vëllavrasje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago