Blerim Latifi nga PDK’ja ka reaguar ashpër pas takimit të anëtarëve të VV, LDK dhe AAK, me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Djuric, duke thënë se ky i fundit paradite mohon masakrat e kryera në Kosovë, pasdite pi kafe me politikanë të vendit tonë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifiki e ka quajtur këtë mos-respekt ndaj viktimave të Reçakut.
“Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite, në Tiranë, pi kafe me politikanë të Kosovës, madje me të atillë që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar. Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato”, ka shkruar ai.
Më poshtë keni të plotë postimin e tij në Facebook:
Nuk ka ndodhë kurrë që një politikan izraelit me u ulë për kafe me një nazist, sepse ata nuk i fyejnë viktimat e tyre. Tek ne ky kod moral shkelet përditë. Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite, në Tiranë, pi kafe me politikanë të Kosovës, madje me të atillë që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar. Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato?
Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Vetëvendosje tha se ky nuk është takim i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…