POLITIKE

Analisti Agon Maliqi zbërthen mesazhet e “fshehura” të Albin Kurtit

Pas intervistës me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, analisti Agon Maliqi analizoi deklaratat e tij në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania. Bazuar në deklaratat e tij, z. Maliqi tha se kryeministri në detyrë përçoi një mesazh se qeveria e re, e cila pritet të formohet këto ditë nuk do ta ketë të lehtë përballjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pjesa kryesore nuk ishte aq e re në narracionin për rrëzimin e qeverisë. Kurti nuk dha ndonjë qartësi të madhe, por dhe një indikacion se ajo (VV) do të bëhet pengesë. Ai sinjalizoi se do të bëhet bllokues i qeverisë. Mu duk nga energjia e zotit Kurti, jo me ton kërcënues, por më shumë si paralajmërim se qeveria nuk do ta kalojë këtë gjë lehtë”, tha ai.

Ai komentoi gjithashtu raportin mes Albin Kurtit dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit. Sipas Maliqit në këto kohë është parë një lloj afrimiteti i madh mes tyre, por theksoi se nëse ky “afeksion politik” do të materializohet në një bashkëpunim politik konkret, mbetet për t’u parë në vijimësi.

“Kjo është një pyetje, që unë nuk njoh rregulloren e Kuvendit. Kurti ishte në pozitën që nuk mund të fliste për Vjosa Osmanin. Nuk e di se çfarë ka në dorë Vjosa Osmani për ta pamundësuar mbajtjen e seancës për formimin e qeverisë Hoti. Ka pasur shumë kritika edhe ndaj Kurtit që po flet shumë për Osmanin, dhe kjo ia dobëson legjitimitetin asaj në LDK. Kurti u tregua një politkan i kujdesshëm. Në nivel simbolik duket një llof afrimi mes tyre (Kurti-Osmani). Këto mund të jenë shenja të ndonjë lloj afrie, por se si kjo do të materializohet në plan politik, kjo mbetet ende spekulative”, nënvizoi ai.

Mes tjerash, analisti nuk u pajtua me opinionin e kryeministrit Albin Kurtit se Vetëvendosje ka një mbështetje të madhe elektorale në Kosovë. Ai shtoi se qëndrimi i Kurtit dhe “konflikti” me të dërguarin e SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, ka krijuar paqartësi tek qytetarët e vendit.

“Palët politike në Kosovë janë në luftë të krijimit të perceptimeve. Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje, por jo aq e madhe sa thotë zoti Kurti. Kanë ndodhur shumë gjëra ndërkohë. Ka ndodhur një përshkallëzim të konflikteve të kryeministrit në detyrë me SHBA. Konflikti i hapur me Grenell. Kjo nuk ka lënë ndonjë shije të mirë për opinionin publik në Kosovë. Kriza ekonomike që po shkaktohet për shkak të pandemisë ka krijuar një klimë depresive. Kjo nuk do të thotë se VV ka një mbështetje shumë të madhe”, theksoi analisti.

Analisti Agon Maliqi shprehet se përplasjes mes qeverisë në detyrë dhe Presidentit të Republikës mbi mandatarin për të krijuar qeverinë e re, do të zgjidhet vetëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese do t’i japë një qartësim të situatës për hapat në vijim”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

12 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

17 orë ago