POLITIKE

Analisti nga Amerika: Ata që kërkojnë që Kosova t’i bashkangjitet Mini-Shengenit Ballkanik janë budallenj

Publicisti nga Amerika, Uk Lushi i ka quajtur budallenj njohësit e çështjeve politike të cilët kërkojnë që Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit të ashtuquajtur Mini-Shengen Ballkanik, pa përfunduar punët mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka komentuar në lidhje me këtë çështje me anë të një postimi në Facebook, ku kritikoi Republikën e Shqipërisë për iniciativat rajonale.

‘Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug’, ka shkruar ai.

Tutje Lushi ka theksuar se së pari duhet të mbyllen çështjet shtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, dhe më pas bashkëpunimet rajonale nuk duhet të mungojnë, por asnjë projekt i tillë nuk mund të zëvendësojë procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit në BE.

‘Dy gjëra janë thelbësore: Së pari, duhet të mbyllen çështjet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë Dhe së dyti, bashkëpunim rajonal duhet të ketë por asnjë projekt rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit BE-së’, ka përfunduar ai.

Uk Lushi është analist i cili vepron në Amerikë, njëherësh njihet edhe si ish’pjesëtar i Batalionit Atlantiku, batalion ky që u bë pjesë e rëndësishme e UÇK’së në luftën çlirimtare të vendit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

‘Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug.
Dy gjëra janë thelbësore:

1) Së pari, duhet të mbyllen çështjet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë

dhe

2) Së dyti, bashkëpunim rajonal duhet të ketë por asnjë projekt rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit BE-së’…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago