Analisti nga Amerika, Uk Lushi ka komentuar ngjarjet politike në Kosovë, ku ka shprehur shqetësimin për një konferencë ndërkombëtare nëse vendi kalon në këtë zvarritje procesesh që kanë mbetur pa u zgjidhur, e ku theks të veçantë sipas tij ka mosarrtitja e një marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së.
Lushi ka thënë se VV’ja dhe LDK’ja duhet ta formojnë Qeverinë e Re sa më parë ose të lëshojnë rrugë, sepse nuk ka kohë për të humbur më. Ai përmendur faktin se Amerika është duke tentuar të noramlizojë mardhëniet Kosovë-Serbi, dhe duke u nisuar nga kjo ngërçi politike duhet të zgjidhet dhe të mos lejohet ndërhyrje e vendeve që s’i duan të mirën Kosovës.
“Amerika është serioze që të përmbyllë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë. Momentumi aktual duhet të shfrytëzohet dhe normalizimi të kryhet mes shqiptarëve, serbëve, Amerikës dhe disa fuqive europiane. Nëse vazhdon zvarritja, atëherë do të kemi Konferencë Ndërkombëtare në llojin e një “Dejtoni të Ri” ku do të përfshihen edhe fuqi që nuk ja duan të mirën Kosovës si Rusia dhe mbase Kina”, ka shkruar Lushi në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
LVV dhe LDK duhet ta formojnë Qeverinë e Re sa më parë ose të lëshojnë udhë. Kemi shpenzuar shumë kohë me vogëlsira dhe politika të vogla. Kosova ka nevojë për pjekuri, përgjegjësi dhe unitet. Jemi në momentum kur Amerika është serioze që të përmbyllë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi njëherë e përgjithmonë. Momentumi aktual duhet të shfrytëzohet dhe normalizimi të kryhet mes shqiptarëve, serbëve, Amerikës dhe disa fuqive europiane. Nëse vazhdon zvarritja, atëherë do të kemi Konferencë Ndërkombëtare në llojin e një “Dejtoni të Ri” ku do të përfshihen edhe fuqi që nuk ja duan të mirën Kosovës si Rusia dhe mbase Kina. Ose edhe më keq, nëse përpjekjet amerikane për ta finalizuar Kosovën shtet dështojnë, atëherë sipas të gjitha gjasave ky rezultat do të jetë më i keqi i mundshëm për Kosovën.
Nënshkruajeni marrëveshjen për qeveri dhe tregoni që jeni liderë që mbi gjithçka e keni Kosovën!